Albion Sherifi emërohet shef i kabinetit të Agim Aliut

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Albion Sherifi, jurist i diplomuar, është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të Ferizaj, Agim Aliu, shkruan EkonomiaOnline.

“Sot, me vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u emërova në pozitën e Shefit të Kabinetit të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Ferizajt. Ndjesi e jashtëzakonshme, përgjegjësi e lartë institucionale, detyrë që do ta bëj me vullnetin më të plotë, me pasionin më të madh, me nder e besnikëri, për qeverisjen e dëshmuar, vlerat qeverisëse e punën për ndryshimin e Ferizajt, udhëhequr nga Kryetari Agim Aliu”, është shprehur Sherifi.

Ai ka falënderuar Aliun, për besimin e dhënë me përgjegjësinë e re, familjen, dhe të gjithë miqtë e bashkëpunëtorë për mbështetjen e pakursyer.

“Mirënjohje e falënderim të gjithë ekipeve mediatike lokale e qendrore, aktivistë të shoqërisë civile e bashkëpunëtorë të fushave të ndryshme, me të cilët bashkëpunuam deri më tani në detyrat që pata. Na priftë e mbara”, deklaroi Sherifi.

Në mandatin e kaluar ai mbante pozitën e zëdhënësit të komunës dhe këshilltarit për medie të kryetarit Aliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme