Ekonomia Online
FUNDIT

Aliu falenderon punonjësit e pastrimit

Aliu falenderon punonjësit e pastrimit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falenderuar punonjësit e pastrimit të ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Ambienti”. Aliu më tutje shkruan se ata kanë qenë heronjtë e këtyre ditëve. Postimi i plotë: FALEMINDERIT, HERONJVE TË ÇDODITSHËM TË PASTËRTISË SË QYTETIT! Ndër më të rrezikuarit nga virusi COVID-19 […]

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falenderuar punonjësit e pastrimit të ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Ambienti”.

Aliu më tutje shkruan se ata kanë qenë heronjtë e këtyre ditëve.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT, HERONJVE TË ÇDODITSHËM TË PASTËRTISË SË QYTETIT!

Ndër më të rrezikuarit nga virusi COVID-19 ishin edhe punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit. Sot i vizitova në vendet e tyre të punës, punonjësit dhe menaxhmentin e ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Ambienti” të cilët i falënderova për përkushtimin që edhepse në pandemi, u kujdesën pa kursim që qyteti të jetë i pastër e i bukur.

Këta janë heronjtë e përditshëm të pastërtisë, kujdesit ndaj ambientit, rrjedhimisht shëndetit të qytetarëve, andaj nga çdo nivel i shtetit, këto ndërmarrje, meritojnë respekt e mbështetje të pafundme.

Fotografia e Agim Aliu

Të ngjashme