Alternativa: Me foto të Tiranës, Ardian Gjini mashtron qytetarët e Gjakovës

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjakovës, si arsytim ndaj reagimit qytetar për murosjen e parkut të “Lirisë” të lagjes “Gecë”  në Gjakovë, në një postim publik, ka përdorur fotot e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, si mashtrim  kinse është Gjakova.

Përveç kësaj, kryetari Ardian Gjini ka postuar foto të viteve të më parshme të Gjakovës duke thurrur lavde për “projektet” e qeverisjes së tij.

 Alternativa konsideron se llojet e tilla të mashtrimit publik, janë bërë agjend ditore e kryetarit Ardian Gjini dhe qeverisjes së Aleancës në Gjakovë.

I gjithë ky manipulim ka ndodhur pas reagimit të partive opozitare dhe qytetarëve të Komunës së Gjakovës, për murosjen e Parkut të “Lirisë”, si projekt shëmtues urban që mbulon vlerat historike të lagjes Gecë dhe më gjërë.

Kujtojmë se brenda hapësirës së rrethuar me mure, ndodhet varri i heroit kombëtar Sulejman Vokshi, si dhe lokacioni i paraparë për memorialin e të rënëve të familjes Dervishdana, Kërleshi dhe Hoxha, dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë.

Alternativa në kordinim me partit të tjera politike në Gjakovë, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku edhe do kërkohet rrënimi i murit të sapo ndërtuar nga qeverisja e Ardian Gjinit, punime këto që janë realizuar pa projekt, pa debat publik dhe pa përfillur procedurat ligjore dhe rregulloret në fuqi.

Të ngjashme