Ambasadori zviceran në Kosovë vizitoi Impiantin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Sot Ambasadori Zviceran në Kosovë Kolly së bashku me përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, të cilët të mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ”Gjakova” Ismet Ahmeti si dhe stafi menaxherial i kompanisë u njoftuan nga afër rreth këtij projektit të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” shprehu falënderimet për gjithë angazhimet dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Zvicerane i ka dhënë kompanisë KRU “Gjakova”, të cilat projekte drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me mirëqenien qytetare siç është dhe Impianti i Ujërave të Ndotura.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Kuvendi Komunal Gjakovë, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milionë euro.

Të ngjashme