Arrestohet një person në Lipjan, sulmoi me një mjet të fortë bashkëshorten e tij

Lipjan | 22 Pri 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti kishte sulmuar me një mjet të fortë bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 18:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme