Ekonomia Online
FUNDIT

Arsenali zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit dhe Premier League

Arsenali zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit dhe Premier League

Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice nga West Ham, në një marrëveshje afatgjatë. Rice, ka një eksperiencë të gjatë, duke bërë 245 paraqitje për Hammers dhe 43 të tjera për Kombëtaren e Anglisë. Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Chelseat, para se t’i bashkohet akademisë së West Hamit në […]

Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice nga West Ham, në një marrëveshje afatgjatë.

Rice, ka një eksperiencë të gjatë, duke bërë 245 paraqitje për Hammers dhe 43 të tjera për Kombëtaren e Anglisë.

Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Chelseat, para se t’i bashkohet akademisë së West Hamit në vitin 2014, duke e nënshkruar kontratën një vit më vonë.

Në ditën e fundit të sezonit 2016-17, 18-vjeçari Declan bëri debutimin e tij zyrtar duke u bërë lojtar kyç i ekipit të parë për gjashtë kampanjat e ardhshme.

Ai u bë kapiten i ekipit në maj të 2022 teksa e drejtoi Ëest Hamin drejt titullit të Ligës së Konferencës në qershor të këtij viti.

Rice gjithashtu u paraqit me Anglinë në Kampionatin Evropian 2020 dhe Kupën e Botës 2022.

Ndryshe, Rice është bërë lojtari më i shtrenjtë anglez dhe në Premier League.

Të ngjashme