Asamblistja e Komunës së Prishtinës aderon në PDK

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Suzana Vuqitërna Kika, anëtare e pavarur Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Suzana Vuqitërna Kika, me profesion ekonomiste, është një aktiviste e hershme për kauzat në të mirë kryeqytetit.

Edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës zonja Kika është njohur si një ndër asambleistet më të zëshme për projektet që kanë të bëjnë me qytetin dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Gjatë aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës, ajo ka thënë se gatishmëria e PDK-së për avancimin e procesve politike në të mirë të shtetit dhe qytetarëve është arsyeja mbi vendimin e saj.

“Arsyeja e aderimit është e thjeshtë por shumë e rëndësishme. PDK, kudo, në secilin nivel politik dhe qeverisës, po tregon lidership pragmatik, përgjegjësi institucionale dhe gatishmëri për të avancuar proceset e rëndësishme përpara. Ky është vizioni të cilit dua t’i përkas dhe të kontribuoj edhe unë”, ka thënë Vuqitërna Kika.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, tha se nga sot PDK-së i është shtuar edhe një profesioniste më shumë dhe një zë i fuqishëm në të mirë të qytetarëve në komunën e Prishtinës.

“PDK-ja është githmonë e hapur për aderime profesionistësh të cilët sjellin cilësi në partinë tonë. E tillë është edhe Suzana Vuqiterna Kika e cila do të jetë një zë më i fuqishëm i PDK-së në komunën e Prishtinës për të quar përpara projektet në të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Ismaili.

Në vitin 2017 Suzana Vuqiterna Kika ishte zgjedhur asambliste e Kuvendit Komunal të Prishtinës si anëtare e AAK-së, por pas disa muajve ajo kishte dhënë dorëheqje nga kjo parti dhe kishte mbetur asambleiste e pavarur.

Nga sot, ajo do t’i takoj grupit të asambleistëve të PDK-së.

Të ngjashme