Asfaltohen 4 rrugë në Ferizaj

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Në Ferizaj u kompletua infrastruktura rrugore edhe për 4 rrugë. Fjala është për asfaltimin e rrugëve “Raif Halimi”, “Morava”, “Shukri Hoxha” dhe “Saranda”, e gjithë kjo në kuadër të programit të qeverisjes Aliu për përfundimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane. Për t’i vlerësuar punimet që po kryhen në këtë projekt, doli drejtori Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ai tha se me asfaltimin e këtyre rrugëve përmbyllet cikli i lotit 2 për asfaltimin e rrugicave në qytet, për të vijuar pastaj me fazat tjera në kuadër të programit për rregullimin e infrastrukturës rrugore në qytet.

“Në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit, sot ndodhemi në rrugën “Raif Halimi” ku po bëjmë asfaltimin e kësaj rruge. Është një rrugicë në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugicave të qytetit, gjegjësisht lot 2shit, projekt i cili me asfaltimin e kësaj rruge dhe tri rrugicave tjera që do të asfaltohen gjatë ditës së sotme, rruga “Shukri Hoxha”, “Saranda” dhe “Morava” do të përmbyllet si projekt i asfaltimit të rrugicave, gjegjësisht pjesës së lot 2shit, rrugicave të qytetit. Ka qenë një projekt me vlerë rreth 450 mijë euro, me përfundimin e këtyre rrugicave do të përfundoj komplet si i tillë” tha Bytyqi.

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor
Image may contain: outdoor and nature
Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme