Asfaltohet rruga 3 kilometërshe në Talinoc të Muhaxherëve

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Rregullimi i infrastrukturës rrugore po jep rezultate direkte në zhvillimin ekonomik lokal. Sa më sipër, vërtetohet edhe përmes projektit në zbatim për asfaltimin e rrugës “Shabi Lipovica” në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, e cila si një arterie kyçe për banorët e bizneset e kësaj ane, pritet të krijoj komunikimin më të lehtë mes kësaj zone në afërsi të qytetit dhe rrugëve magjistrale që kryqëzojnë këtë lokalitet.

Për të ndjekur punimet në këtë projekt, që ka kosto prej 850,000 eurove me gjatësi ….doli drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me mbikqyrës e zyrtarë nga niveli lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ai tha se kjo rrugë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme për banorët dhe bizneset në këtë zonë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe kushtet e zhvillimit të veprimtarisë biznesore.

“Sot ndodhemi në rrugën “Shabi Lipovica” ku po bëjmë asfaltimin e shtresës së parë. Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, një projekt që po ndikon në rritjen e cilësisë së banorëve të kësaj zone, pasi siç e dini, deri më tash ka qenë shumë i vështirë qarkullimi në këtë zonë dhe ky projekt po ndikon direkt, përveç cilësisë së jetës së banorëve edhe në bizneset dhe normalisht pas përfundimit të asfaltimit, qarkullimi përmes kësaj rruge do të jetë më i lehtë. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë rreth 850 mijë euro, me gjatësi 3 kilometra, një pjesë e segmentit ku është e banuar dhe ka shtrirje të biznesit do të ketë edhe trotuar” tha drejtori Bytyqi.

Të ngjashme