Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës në Muhoc

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Me një mbikëqyrje profesionale dhe standarde të larta infrastrukturore u përfundua projekti i rrugës së fshatit Muhoc, që ka një kosto prej afro 32,000 eurosh. Gjatësia e rrugës së asfaltuar në fshatin Muhoc është 425 metra dhe gjerësi 5 metra.

Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës tha se ky vit është dyfishi i dinamikës së punëve dhe projekteve infrastrukturore që janë realizuar gjatë vitit 2018 duke finalizuar kështu një cikël të madh investimesh e veprash infrastrukturore me rëndësi jetike e zhvillimore për qytetin dhe qytetarët.

Të ngjashme