Asociacioni i Arkitektëve reagon ndaj shpalljes së Konkurseve Ndërkombëtare nga Komuna e Prishtinës

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës reagon ndaj njoftimit nga Komuna e Prishtinës, lidhur me shpalljen e Konkurseve Ndërkombëtare për Sallën Koncertale, Shkollën e Muzikës, Sallën e Sporteve dhe Spitalit të Prishtinës.

Ky Asociacion thotë se duke mirëpritur iniciativa të tilla, që besojmë të jenë në të mirë të qytetit, bëjmë thirrje që të respektohet tërësisht pozita e arkitektit – përfaqësuar nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës – në procesin e hartimit të detyrës projektuese, shpalljes së konkursit, përzgjedhjes së projekteve, si dhe përcjelljes së realizimit të tyre.

Komunikata e plotë:

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës insiston që këto projekte arkitektonike duhet domosdoshmërisht të paraqesin vizion për kryeqytetin, meqë bëhet fjalë për objekte të interest publik, dhe beson që Komuna e Prishtinës qëndron në të njëjtin mendim.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës shpreh gatishmërinë të ofrojë ndihmën profesionale gjatë gjithë procesit. Ndërsa mendojmë që ndërtimit të Sallës Koncertale, dhe jo vetëm, duhet t’i paraprijë një studim i hollësishëm urb-arkitektonik i tërësisë dhe vëllimit hapësinor të lokacionit ndërmjet rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”.

Ne këtë kontekst, fokusohemi në “shndërrimin” e ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Sallë Koncertale. Duke pasur për bazë kritikën dhe rrjedhën e deritanishme, duhet që patjetër ky rast të trajtohet me kujdes të veçantë. Në vazhdim të kësaj, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës e jep shembullin e reagimit kritik të arkitektit Sali Spahiu, botuar edhe në portalin koha.net., si më

Pas luftës në shumë qytete të Kosovës, si dhe në Prishtinë, janë bërë shumë improvizime dhe gabime në fushën urbanistike dhe arkitektonike. Këto lëshime, improvizime dhe gabime, sot e sidomos në të ardhmen, do t’i kushtojnë shumë Kosovës dhe Prishtinës. Gjeneratat që vijnë pas nesh sigurisht do të na mallkojnë, mendoj me shumë të drejtë. Pse? Sepse planifikimi hapësinor, urbanistik dhe arkitektonik është shumë më kompleks se siç disa mendojnë. Shkas për këtë reagim, është siç po flitet shndërrimi i Shtëpisë së Mallrave në Prishtinë, në Sallë Koncertale.

Shumë mirë që po mendohet të ndërtohet Salla Koncertale, për çka Prishtina ka pasur nevojë qysh moti, por shumë keq që po mendohet që kjo të bëhet me improvizime. Nuk e kuptoj idenë dhe argumentet që Shtëpia e Mallrave të shndërrohet në Sallë Koncertale. Ata që janë profesionistë të vërtetë e dinë fort mirë se aspekti funksional, konstruktiv dhe arkitektonik janë elemente bazike të çdo objekti. Ky objekt mund të fitojë funksion të ri si p.sh. Galeri e Arteve, Muze ose diçka e ngjashme, por kurrsesi në Sallë Koncertale. Pse? Sepse Salla Koncertale ka shumë parametra funksional, konstruktiv, akustik dhe arkitektonik që duhen përmbushur. Këto parametra nuk mund t’i përmbushë Shtëpia e Mallërave. Kjo është shumë qesharake. Mendoj se lokacioni është shumë adekuat, por vetëm nëse rrënohet Shtëpia e Mallrave e në këtë vend të ndërtohet një Sallë Koncertale bashkëkohore dhe me të gjitha normat e standardet që duhet për këtë lloj objekti.  Bashkimi Evropian si investitor, nuk guxon të lejojë improvizime, pra Shtëpinë e Mallrave t’a shndërrojë në Sallë Koncertale. Jam i bindur se një vendim i tillë kishte me qenë gabim i pafalshëm. Prishtinës dhe Kosovës i duhen objekte në frymë të kohës, që d.m.th. se edhe Salla

Koncertale me funksionimin, konstruksionin, akustikën dhe arkitekturën e saj duhet të jenë plotësisht në trendet bashkëkohore. Ky lokacion (nëse Kuvendi Komunal është përcaktuar për të) kërkon objekt plotësisht të ri dhe bashkëkohor. Secila zgjidhje tjetër, mendoj se do të jetë gabim fatal. Salla Koncertale është objekt unik që ndërtohet shumë rrallë dhe kërkon çasje shumë analitike dhe komplekse.

Të ngjashme