Ekonomia Online
FUNDIT

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe ata rusë

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe ata rusë

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa futbollistët e saj serbë dhe rusë. Klubi nga Kazakistani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por, ky klub mund të mbërrijë në Prishtinë pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm. Këtë e ka […]

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa futbollistët e saj serbë dhe rusë.

Klubi nga Kazakistani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, ky klub mund të mbërrijë në Prishtinë pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Grigory Babayan, shkruan “Gazeta Express”.

“E kemi një rrugë të vështirë përpara, do ta kemi një ndeshje me Ballkanin. Kemi probleme me fluturimin çarter. Siç e dinë të gjithë, Kosova është një shtet që nuk njihet nga Kazakistani dhe kështu me radhë. Ka vështirësi me hyrjen e lojtarëve rusë dhe serbë, do të shohim se si do ta zgjidhim këtë. Ne duhet ta rregullojmë logjistikën dhe të rikuperohemi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi trajneri i Astanas për uebfaqen zyrtare të klubit.

Ballkani dhe Astana do të përballen mes vete të enjten në Prishtinë duke filluar nga ora 18:45.

Aktualisht, kampioni kosovar e sheh veten në pozitën e dytë në Grupin C me 3 pikë pas dy ndeshjesh të zhvilluara, kurse Astana është e fundit pa pikë.

Të ngjashme