Bahtiri fton në takim kryetarët e komunave: Masat e Qeverisë joadekuate, po goditen kompanitë

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kritikuar masat e reja kundër pandemisë të marra nga Qeveria Hoti, dhe ka ftuar kryetarët e komunave të marrin pjesë në një takim, që do të mbahet nesër në orën 11:00, në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Bahtiri, i cili i takon Vetëvendosjes, ka thënë se masat mbrojtëse duhet të merren me darkordimin e të gjithëve dhe pa e dëmtuar sektorin e biznesit.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe masave jo adekuate të marra nga Qeveria e Kosovës, me të cilat po goditen rëndë subjektet afariste, kërkoj nga gjithë kryetarët e komunave që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet nesër në ora 11:00 në Asociacionin e Komunave me Qeverinë e Kosovës.

Me dakordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse efektive për mbrojtje nga COVID-19, por që këto masa nuk guxojnë assesi t’i dëmtojnë bizneset, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me veprime të tilla për shkak se askush nuk mund ta jep një datë kur perfundon kjo pandemi.

Të ngjashme