Banorët e lagjes “Mati 1” protestojnë: Po neglizhohemi nga komuna e Prishtinës

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë nesër do të dalin në protestë me arsyen se po neglizhohen nga komuna e Prishtinës.

Ata protestojnë kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe disa problemeve të tjera që ka kjo lagje.

“Ne si banorë, shprehim indinjatën e thellë ndaj organeve komunale, ndaj injorimit dhe neglizhencës në raport me lagjen tonë”, thonë organizuesit e protestës.

Protesta do të mbahet nga ora 18:00 deri 18:30 tek hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”.

Të ngjashme