Banorët të fshatrave të Ferizajt kërkojnë nënstacion të policisë dhe të zjarrfikësve

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e fshatrave Zllatar, Dardani, Mirosal dhe Sojevë të Komunës së Ferizajt, nëpërmjet një kërkese zyrtare, të enjten, kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që të hapë një nënstacion të Policisë së Kosovës dhe një të zjarrfikësve, në fshatin Dardani, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kërkesë është iniciuar për shkak të largësisë prej rreth 20 kilometrash me qytetin e Ferizajt, pastaj si arsye tjetër është përmendur edhe komunikacioni i ngarkuar në magjistralen Ferizaj-Gjilan, etj.

“Përmes kësaj shkrese kërkojmë nga ju si institucione përgjegjëse për siguri, dhe në bazë të kompetencave tuaja ligjore të ndërmerrni veprime që për fshatrat që gjenden në magjistralen Ferizaj – Gjilan (Zllatar, Sojevë, Dardani dhe Mirosalë) të hapet një nënstacion policor, dhe të shqyrtohet mundësia edhe për një nënstacion të zjarrfikësve.

Ka shumë arsye pse kërkojmë hapjen e nënstacionit policor dhe një nënstacioni të zjarrfikësve në fshatin Dardani”, thuhet në kërkesën e përfaqësuesve të fshatrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme