“Bashka, plani zhvilliminor”, aktori kosovar i kërkon falje Agim Bahtirit për imitimin

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri gjatë fushatës për zgjedhje lokale kishte përdorur disa shprehje me të cilat qytetarët kanë bërë humor nëpër rrjete sociale.

Aktori, Burim Fazliu i cili e kishte imituar ish-kryetarin, Bahtiri, duke krijuar të qeshura në studio, ka kërkuar falje.

Fazliu përmes një postimi në Facebook tha se nëse Bahtiri e ka parë këtë imitim dhe është ndier keq, i kërkon falje.

“Edhe pse nuk i praktikojmë imitimet, ky ishte një imitim i z.Agim Bahtirit, i cili erdhi si aty për aty dhe të cilin e pritën jashtëzakonisht mirë publiku. Nëse rastësisht i ka ra me e pa z.Agim Bahtiri dhe u ndie keq, i kërkoj falje”, ka shkruar Fazliu.

Të ngjashme