Bekim Jashari emëron drejtoreshë të çerdhes gruan që hyri në librin Guiness

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Arbnora Fejza Idrizi është emëruar ushtruese detyre e drejtoreshës në çerdhen “Nëna Zhaide” të Skenderajit.

Arbnora ka hyrë tre herë në librin Guiness, për mozaikët me masa rekorde që i ka punuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë tani drejtoresha e çerdhes, e cila falënderoi kryetarin e Skenderajt për dhënien e kësaj përgjegjësie.

“Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide, është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë. Falënderoj kryetarin, Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë, ka shkruar Fejza-Idrizi në Facebook.

Të ngjashme