Chelsea po mendon një transferim befasues të Aaron Ramsdales

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsdale mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar dimërorë në muajin janar.

Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit te Topçinjtë pasi trajneri Mikel Arteta vazhdon t’i besoj spanjollit David Raya.

Frika e tifozëve të Arsenalit se Ramsdale mund të largohet është drejt bërjes realitet, pasi anglezi është në listën e dëshirave të Chelseat.

Gazetari Ben Jacobs ka pastruar ajrin mbi spekulimet, por ka ende një shans që Ramsdale të largohet nga klubi nëse David Raya vazhdon të startojë përpara tij.

“Është e vërtetë se do të ketë shumë klube që do të vëzhgojnë situatën e tij, përfshirë Chelsea”, ka thënë Jacobs.

“Ramsdale dëshiron të luajë për të provuar dhe shtyrë Jordan Pickford për vendin e titullarit te Anglia në Euro 2024 në portë. Dhe ai nuk mund ta bëjë këtë nga stoli”.

Por deri tani Chelsea nuk ka bërë asnjë lloj lëvizjeje serioze, megjithatë një gjë të tillë mund ta bëj gjatë janarit”, ka thënë gazetari anglez.

25-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë edicion me Arsenalin, katër në Ligën Premier dhe dy të tjera në garat e Kupës së Anglisë.

Gjithsesi Arsenali mund të heq dorë nga portieri anglez nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro në janar.

Të ngjashme