COVID-19 në Vushtrri: 184 raste aktive dhe 3 qytetarë të vdekur

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Edhe një person ka humbur sot jetën si pasojë e koronavirusit. Kjo gjë u bë e ditur paraditën e sotme nga QKUK, ku u theksua se pacienti ishte 70 vjeçar dhe se i njëjti ishte nga Vushtrria.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi të bërë në Facebook ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, derisa ka dhënë edhe informacione rreth rasteve dhe analizave të fundit tq COVID-19 në Vushtrri.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Mbrëmë vonë, qytetari i 3-të nga Vushtrria fatëkeqësisht ka humbur jetën nga pandemia globale Covid 19. I ndjeri ishte i moshës 70 vjeqare dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Shtabi Emergjent dhe ekipet shëndetësore komunale kanë qenë vazhdimisht pranë familjes së të ndjerit.
Në emrin tim, të Shtabit Emergjent dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes.

Nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë në qytetin tonë, kemi 301 qytetarë të prekur nga Covid 19.

Sipas rekomandimeve të fundit të OBSH dhe të IKSHPK, të shëruar janë 159 qytetarë.

Aktiv janë 184 raste dhe kemi 3 qytetarë të vdekur.

Në ditët e fundit trendi i shërimeve ka përmbysur numrin e infektimeve të reja, kemi pasur 67 shërime e 12 raste të reja.

Sot Shtabi Emergjent ka analizuar kohëzgjatjen mesatare të shërimit të pacientëve me Covid 19.

Sipas analizës së Drejtorisë së Shëndetësisë, në fazën e parë (24 rastet e para) kohëzgjatja e shërimit të pacientëve ka qenë 18.56 ditë.

Në fazën e dytë (nga pacienti 25 e tutje, të shëruar me teste të rikonfirmuara nga IKSHPK) kohëzgjatja mesatare e shërimit është 17.8 ditë.

Pra virusi ekziston, rreziku nga virusi është ende shumë i lartë, prandaj ju KËRKOJMË secilit qytetarë të bashkëpunojë duke respektuar masat e IKSHPK dhe MSH: mbajtja e distancës, bartja e maskës është obligative
si dhe higjena personale.

Të ngjashme