Drejtori i QKMF-së në Deçan: 310 pacientë kanë kërkuar ndihmë në 24 orët e fundit

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një konferencë për media ka bërë të ditur se edhe sot dhjetëra pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ai tha se gjithsej 55 pacientë janë paraqitur sot në QKMF nga ora 07:00 deri në ora 11:00.

Berisha më tej dha detaje për numrin e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë deri tani.

“Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë 310 pacientë me simptoma të njëjta. Nga data 10 deri 14 korrik kanë kërkuar ndihmë gjitshej 1062 pacientë”, tha ai.

Të ngjashme