Drejtori i QRTK-së në Prizren nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes së karakteristikave tradicionale, historike e urbane të Qendrës historike të Prizrenit.

Përzgjedhja e dy shtëpive ajo e familje Arapi dhe familjes Gjonaj që janë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, është bërë nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ndërkaq Komuna e Prizrenit përmes Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor do të siguroj mjetet financiare në vlerë rreth 90 mijë euro për investimin e projekteve të planifikuara, i cili  do të bëhet gjatë vitit 2021.

Pas nënshkrimit të memorandumit drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është realizimi i interesave të dyanshme në fushën e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Prizrenit, në përputhje me kriteret, standardet dhe legjislacionin në fuqi.

Përzgjedhja e dy ndërtesave ajo e familjes Arapi dhe familjes Gjonaj të cilat do t’i nënshtrohen procesit të restaurimit dhe konservimit, është bërë nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, marrë për bazë vlerat dhe rëndësinë e veçantë historike dhe arkitektonike që kanë ndërtesat në fjalë, ka theksuar drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha.

Realizimi i këtyre projekteve sipas drejtorit Hoxha, bëhen me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për vitin 2021, përkatësisht për zbatimin e prioriteteve programore për ruajtjen e ndërtesave tradicionale, të cilat gjendën në kuadër të Qendrës Historike të Prizrenit.

Ndërkaq drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit Beni Kizolli, falënderoj drejtorin e QRTK-së në Prizren për gatishmërinë e treguar në realizimin e këtyre projekteve në Komunën e Prizrenit.

Të ngjashme