Dy aksidente në rrugën Prishtinë – Pejë

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 20:34 | Nga

Së paku dy aksidente komunikacioni kanë ndodhur brenda dy orëve të fundit në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Një qytetar ka dërguar foto nga aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë.

Sipas qytetarit, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Qytetari thotë se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Gllarevë të Klinës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima në këtë aksident.

Policia nuk është parë në vendin e ngjarjes.

Kjo është fotografia nga ky aksident.

Ndërsa, një aksident tjetër ka ndodhur po ashtu në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë.

Sipas qytetarit,  aksidenti ka ndodhur para rreth dy orësh.

Në vendin e ngjarjes, siç edhe tregojnë fotot, kanë dalë njësitë e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme