Ekonomia Online
FUNDIT

Ekipet komunale intervenojnë në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet

Ekipet komunale intervenojnë në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet. Gjendja më e rëndë është paraqitur në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja’, sikurse edhe […]

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet.

Gjendja më e rëndë është paraqitur në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja’, sikurse edhe në “Balec Mahallë”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ndodhet në terren, ka informuar se gjendja është duke u normalizuar falë ndërhyrjes së ekipeve komunale, ndërkaq ka falënderuar edhe qytetarët të cilët me kapacitetet e tyre po ndihmojnë në heqjen e ujit në disa shtëpi.

Ai ka bërë të ditur se në pjesë të tjera të qytetit dhe në fshatra nuk është raportuar për ndonjë problem.

Të ngjashme