Emërohet nënkryetari i ri i komunës së Ferizajt

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar Arton Gavazin në pozitën e nënkryetarit të Ferizajt.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt në Facebook, përmes një njoftimi në të cilin thuhet se Gavazi mbante pozitën e drejtorit të Administratës së Përgjithshme.

“Është Arton Gavazi, Nënkryetar i ri i Komunës, master i shkencave juridike, kuadër profesional i dëshmuar që nga sot do të kryej detyrat e ushtroj kompetencat e Nënkryetarit të Komunës së Ferizajt. Nënkryetari Gavazi, mbante pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Emërimi i Gavazit në pozitën e të dytit të Ferizajt u bë pasi Naim Ferati kishte dhënë dorëheqja nga kjo pozitë më 3 qershor të këtij viti, me qëllim të përkushtimit në avancimin profesional.

Arton Gavazi emërohet Nënkryetar i Komunës së FerizajtParaditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, emëroi…

Gepostet von Komuna e Ferizajt am Donnerstag, 25. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme