Është anuluar projekti për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në fshatin Harilaç

Fushë-Kosovë | 07 Qer 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Lokacioni i këtij projekti është kundërshtuar në mënyrë unanime nga Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës, nga qytetarët e fshatit Harilaç dhe fshatrave përreth.

Jemi mirënjohës dhe shprehim falënderim për taksapaguesit evropian, e po ashtu dëshirojmë të potencojmë se në asnjë rast nuk kemi qenë dhe nuk jemi kundër këtij projekti shumë të rëndësishëm, por jemi kundër lokacionit të caktuar për ndërtimin e këtij objekti.

Gjithashtu falënderojmë asamblistët e të gjitha partive politike, shoqërinë civile dhe në veçanti qytetarët e fshatit Harilaç për kontributin e tyre në zgjidhjen e këtij problemi.

Të ngjashme