Ferizaj, komuna që shqiptoi më së shumti gjoba për ndotësit e mjedisit

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Se Komuna e Ferizajt është kampione në rang vendi për kujdesin ndaj mjedisit dhe gjobitjen e ndotësve e vërteton edhe raporti i fundit nga “Let’s Do it”. Kjo organizatë, që bën monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore doli me përfundimin se për periudhën Maj- Qershor, Komuna e Ferizajt është prijatare në shqiptimin e gjobave mandatore ndaj ndotësve të mjedisit. 

Nga të dhënat e Inspektoratit të Komunës, vetëm gjatë këtyre dy muajve janë shqiptuar 87 gjoba mandatore nga 243 gjoba që janë shpërndarë në të gjithë vendin nga komunat, sipas raportit të “Let’s Do It”.

Volumi i shtuar i punës në mbrojtje të mjedisit, shtimi i kapaciteteve njerëzore në Inspektoratin e Komunës dhe beteja e pakompromis kundër ndotësve të mjedisit, ka dhënë rezultate inkurajuese, për të cilat, qeverisja Aliu po hap një perspektivë të re, në qasjen institucionale ndaj asetit më të vlefshëm jetësor – mjedisit.

Nga raporti i lartpërmendur, lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate.

Të ngjashme