Fidan Aliti zyrtarizohet tek Alanyaspor

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kombëtarës së Kosovës në Futboll, Fidan Aliti, është zyrtarizuar sot tek Alanyaspor.

Turqit njoftuan tifozët se kosovari do të jetë pjesë e ekipit deri në vitin 2026, pasi nënshkrimit të kontratës 3-vjeçare.

“Jam në dijeni për synimet e klubit. Qëllimi im është që të kontribuoj në klub për t’u arritur ato synime”, tha Aliti për faqen zyrtare të Alanyaspor.

29-vjeçari me Zurich në sezonin e kaluar zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar edhe 5 asistime.

Të ngjashme