Filloi vaksinimi në Gjakovë, pritet të vaksinohen rreth 1300 persona

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Në komunën e Gjakovës ka filluar vaksinimi për COVID-19 me dozën e parë të AstraZenecas, e siguruar ditë më parë në Kosovë pas muajsh pritjeje.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë se numri i rasteve që kërkojnë hospitalizimi është në rritje dhe se duhet të vaksinohen masivisht pavarësisht hezitimeve ndaj vaksinave. Sipas tij, nuk ka raste të argumentuara se vaksina po shkakton pasoja, prandaj u shpreh i gatshëm që edhe vetë ai të vaksinohet.

“ Duhet të vaksinohet personeli shëndetësor dhe personat e shtyrë në moshë. Sot kemi filluar dhe shpresoj që të shkojë shpejtë e mirë. Janë rreth 1.300 persona që do të vaksinohen me këtë dozë të vaksinës. Shpresojmë të kemi kontingjente të tjera të vaksinës dhe të arrijmë vaksinimin e të tjerëve. Është me rëndësi jetike që ta marrim vaksinën. Po pres rast nëse do ketë vendim që edhe kryetarët e komunave të vaksinohen, do jem ndër të parët që do ta marr, por ende nuk ka vendim të tillë”, ka thënë ai.

Të ngjashme