Fillon asfaltimi i katër rrugëve në dy fshatra të Vitisë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 16:09 | Nga

Në Kabash të Vitisë kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve.

Në Kabash të Vitisë, gjatë kësaj fundjave kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve të këtij lokaliteti, konkretisht po vazhdojnë punimet në asfaltimin e një pjese të mbetur të rrugës “Shaban Kabashi”.

Gjithashtu po vazhdojnë edhe punimet në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Shaban Kabashi”.

Edhe në fshatin Shashare të Vitisë kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve.

Kryetari i komunës së Vitisë, i ka vizituar këto fshatra për të parë nga afër këto punime.

Ai është shprehur se Komuna e Vitisë do të vazhdojnë të investojnë në çdo cep të kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme