Fillon testimi serologjik për Covid-19 në QKMF në Drenas

Drenas | 30 Dhj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiun, kanë vizituar QKMF-në “Hafir Shala” në Drenas, ku nga sot ka filluar edhe testimi serologjik në virusin SARS-CoV-2.

 Në këtë vizitë, kryetari Lladrovci ka biseduar edhe me personelin profesional të laboratorit dhe menaxhmentin e QKMF-së.

Kryetari Lladrovci, gjatë vizitës tha se përmes këtij testimi serologjik në QKMF, në Drenas, qytetarëve do të ju lehtësohet trajtimi i kësaj sëmundje dhe do të behët shumë më i suksesshëm menaxhimi i këtyre rasteve. Përmes këtyre testeve serologjike për covid-19, do të detektohen antitrupa në gjak kundër virusit SARS-CoV-2.

Ky test rezulton pozitiv, afërsisht dy javë pas shfaqjes së para të simptomave. Rastet qe do të rekomandohen për testet serologjike, do të jenë në radhë të parë personat që kanë pasur simptoma të COVID-19 dhe rezultat negativ në rT-PCR, ose nuk kanë bërë fare testim për rT-PCR. Pastaj personat që kanë shenja klinike ose sëmundjen e covid-19, do të përfshihen edhe rastet me imunitet të dobët si dhe raste tjera të rekomanduara. 

Përmes këtyre testeve serologjike, qytetarëve të Komunës së Drenasit do të ju lehtësohet trajtimi profesional nga ana e ekipeve mjekësore dhe të gjitha testet dhe rezultatet do t’i përcillen Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mënyrë që të përcjellët epidemiologjia e sëmundjes covid-19.

Të ngjashme