Fondacioni Friedrich Ebert partner kryesor i platformës për Mirëqenie Sociale “Prishtina e secilit”

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, ka bërë të ditur se Fondacioni Friedrich Ebert është bërë partner kryesor i Platformës për Mirëqenie Sociale “Prishtina e secilit”.

Ai ka thënë se me këtë partneritet synojnë t’i përfshijnë të gjitha organizatat dhe institucionet e interesit drejt gjetjes së zgjidhjeve për target grupet e platformës.

Statusi i plotë i tij:

Jam shumë i lumtur që prej sot Fondacioni Friedrich Ebert do jetë me ne në një punë të madhe që na pret drejt jetësimit të Platformës për Mirëqenie Sociale PRISHTINA E SECILIT. Përmes këtij partneriteti ne synojmë ti përfshijmë të gjitha organizatat dhe institucionet e interesit drejt gjetjes së zgjidhjeve për target grupet e platformës. Gjithashtu platforma do ketë mbështetjen e rëndësishme të Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari.

Target grupet e platformës Prishtina e Secilit janë̈:

– Familjet me asistencë sociale;

– Të gjitha kategoritë̈ e personave me aftësi të kufizuar;

– Gratë̈ dhe fëmijët në situata të rënda sociale;

– Të moshuarit;

– Minoritetet etnike; dhe

– Komuniteti LGBT.

Shumë faleminderit Rene Schlee dhe Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe Visar Ymeri nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari.

Prishtina nuk duhet të jetë vetëm e të privilegjuarve. Prishtina është e secilit!

Fondacioni Friedrich Ebert bëhet partner kryesor i Platformës për Mirëqenie Sociale PRISHTINA E SECILIT! Jam…

Gepostet von Dren Kukaj am Freitag, 12. Juni 2020

Të ngjashme