FSK-ja në “Ditën e Forcës” rreshtohet sipas strukturës së re, do të prezantohen edhe simbolet e reja

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 14:38 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forca e Sigurisë së Kosovën në “Ditën e Forcës” do të rreshtohet ndryshe dhe jo sipas strukturës së kaluar.  Të mërkurën me rastin e kësaj dite do të prezantohen edhe simbolet e emblemat e reja.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rrustem Berisha, në një prononcim për Ekonomia Online tha se njësitë do të rreshtohen njësitë sipas organogramit apo strukturës së re të Forcës së Sigurisë.

“Nesër është dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe është një datë shumë e rëndësishme për ne sepse jemi në fazën e realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, faktikisht jemi në një vjetorin e ndryshimit të mandatit të FSK-së dhe nesër sigurisht që do t’iu prezantohen qytetarëve të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Do të rreshtohen njësitë sipas organogramit apo strukturës së re të Forcës së Sigurisë. Do t’i kemi emblemat dhe sigurisht  se do të ketë edhe befasia tjera”.

Berisha tha se FSK-ja ka pasë të arritura të jashtëzakonshme dhe oficerët të cilët i kanë kryer shkollat e NATO-s kanë të arritura të jashtëzakonshme nëpër trajnime të ndryshme, por edhe brenda FSK-së.

“Rreshtimi do të jetë më ndryshe sepse njësitë nuk do të rreshtohen sipas strukturës së kaluar, por sipas strukturës së re dhe do t’i kemi simbolet, emblemat e reja që deri më tani nuk i kemi vendosur dhe nesër do të jetë dita që do t’i vendosin pjesëtarët e FSK-së. Është një mundësi e mirë që t’i falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar në zhvillimin e FSK-së, t’i ndajmë mirënjohje për më të mirët sepse FSK-ja ka pasë të arritura të jashtëzakonshme dhe oficerët tanë të cilët i kanë kryer shkollat e NATO-s kanë të arritura të jashtëzakonshme nëpër trajnime të ndryshme, por edhe brenda FSK-së”.

“Nuk është lehtë që disa vjet me radhë të jesh institucioni më i besueshëm në vend sepse për ta arritur këtë synim vërtetë duhet punë dhe angazhim ditor, përkushtim të jashtëzakonshëm që të shpallen disa vjet me radhë si institucioni më i besueshëm”, tha Berisha për Ekonomia Online.

Të ngjashme