Ekonomia Online
FUNDIT

Fushë-Kosovë: 35 përfitues të granteve me pajisje për nisjen dhe zhvillimin e bizneseve

Fushë-Kosovë: 35 përfitues të granteve me pajisje për nisjen dhe zhvillimin e bizneseve

Nënshkruhet marrëveshja me aplikantët e përzgjedhur për projektin “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” Komuna e Fushë-Kosovës, në krye me kryetarin Burim Berisha, vazhdon me punë të mira në mbështetje të bizneseve. Janë gjithsej 35 veta përfitues të granteve me pajisje për nisjen dhe zhvillimin e bizneseve. Drejtori i Drejtorisë së […]

Nënshkruhet marrëveshja me aplikantët e përzgjedhur për projektin “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”

Komuna e Fushë-Kosovës, në krye me kryetarin Burim Berisha, vazhdon me punë të mira në mbështetje të bizneseve. Janë gjithsej 35 veta përfitues të granteve me pajisje për nisjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Berjani, tha se ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe organizatës “Help” dhe vlera mesatare e një granti është 2.000 euro, kuptohet në formë të pajisjeve.

Përmes këtij projekti Komuna e Fushë-Kosovës po krijon mundësi të reja për përkrahjen e bizneseve.

Të ngjashme