Fushë-Kosovë: Komuna bën apel të mos konsumohet uji në fshatin Henc

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Ujit të pusetave në fshatin Henc të Fushë Kosovës është duke iu bërë analiza kimiko-bakterologjike, prandaj Komuna apelon te qytetarët të mos e përdorin për pije.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Drejtoria e Inspekcionit, ka kërkuar nga qytetarët të presin deri në shpalljen e rezultateve nga IKSHPK që po kryen analizën.

“Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin web-faqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKSHPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë.” shkruante në postim.

Të ngjashme