Gjilani ka 733 raste aktive, 106 prej të cilëve në hospitalizim

Gjilan | 29 Mar 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situates për dy ditët e fundit.

Xhemaili ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 733 raste aktive, 106 prej të cilëve në hospitalizim, njofton Klan Kosova

Xhemaili ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 17 mijë e 388 mostra, 4 mijë e 936 kanë rezultuar pozitivë, 4 mijë e 80 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht janë 733 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 106 persona dhe 93 mostra në pritje për rezultat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme