Guardiola i nënshtrohet një operimi urgjent

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni pas problemeve me shpinën.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes një komunikate zyrtare.

Trajneri spanjoll është operuar në Barcelonë, ndërsa ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë.

“Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni rutinë për një problem me shpinën. Trajneri i Manchester City ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë së fundmi dhe ka fluturuar në Barcelonë për një operacion urgjent të kryer nga Dr Mireia Illueca. Operacioni ishte me sukses, dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë” – thuhet në komunikatën e Manchester Cityt.

Të ngjashme