Haradinaj thotë se FSK-ja është edhe e serbëve, Berisha fton Listën Serbe ta votojë ushtrinë

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 09:36 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe e serbëve.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova është me fat që ndodhet mes shteteve që janë anëtare të NATO-s, duke shtuar se edhe ushtria e ardhshme do të jetë pjesë e aleancës së madhe ushtarake, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit të gjithë juve për atë që keni bërë për Kosovën. Kosovës është që çdo qytetar i këtij vendi, ashkali, serbë, romë etj të ndjehen se janë në shtëpinë e tyre”.

“Shqipëria i është bashkuar NATO, Mali i Zi së fundmi, shpresojmë që edhe Maqedonia. Ne duam t’i bashkohemi familjes dhe të kontribuojmë për paqen”.

Sipas tij, roli i KFOR-it është garanci për siguri dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion, prandaj edhe formimi i ushtrisë nuk e cenon rolin e tij.

“Gjithashtu tranzicioni i FSK-së nuk e prek as rolin e KFOR-it në Kosovë. Ata janë për sigurinë tonë dhe të regjionit”.

“KFOR është ombrellë e madhe për sigurinë në Kosovë. Nuk do të dorëzohem kurrë për të dëshmuar që ky vend dhe kjo forcë është e të gjithëve”.

Këto komente ai i bëri në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Partnerët.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka kërkuar nga të pranishmit mbështetje që Lista Serbe të kuptojë realitetin e ri dhe të jetë pjesë e transformimit të FSK-së në ushtri.

Duke folur për të arriturat, Berisha ka përmendur rekrutimin e 30 serbëve në FSK, ku tha se vlerëson lartë vendosmërinë e tyre për të qenë pjesë e FSK-së pavarësisht kërcënimeve për te mos bërë diçka të tillë.

Ai ka thënë se synojnë të krijojnë kontakte me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Berisha bëri të ditur se deri më tani kanë vendosur kontakte me zyrën ndërlidhëse të Sllovakisë.

“Sa i përket transformimit kemi bërë përpjeke të vazhdueshme që pjesë të jetë edhe komuniteti serb, jemi në përfundim ndërsa një pjesë tjetër pritet të përfundohen pas marrjes së vendimit për transformim. Apeloj të gjithë ju që të na mbështetej që edhe Lista Serbe ta kuptojë realitetin e ri dhe të jetë pjesë e këtij transformimi”.

“Një e arritur e FSK-së është integrimi i komunitetit jo shumicë, kemi arritur të rrisim kuotën mbi 10 për qind. Kemi rekrutuar mbi 30 rekrutë serbë dhe vlen të theksohet se unë si ministër se stafi e qojmë lartë vendosmërinë e këtyre rekrutëve pavarësisht kërcënimeve që kanë pasur”.

Berisha shtoi se synim i FSK-së është anëtarësimi në kartën e Adriatikut A5 dhe për ta bërë këtë ai tha se kanë mbështetjen e partnerëve të tyre.

“Synojmë të anëtarësohemi në kartën e Adriatikut a 5, e kemi mbështetjen që të jemi të barabartë. Synojmë që në të ardhmen të mos jo vetëm konsumues i sigurisë por edhe kontribuues pro aktiv i saj, sidomos në kërkon shpëtim, mbështetje mjekësore, ngritjen e kampeve për refugjatë”.

Berisha gjithashtu ka deklaruar është rritur besueshmëria ndaj FSK-së në veri të Kosovës, raporton EO.

“Kjo konferencë ka për qëllim harmonizonin e veprimeve me partnerët për përpjekjet tona drejt integrimeve euro atlantike. Ne kemi për qëllim që e FSK-ja të jetë ushtri dhe partnere e NATO-s. Gjatë konferencës do të paraqesim arritjet sfidat që na presin dhe nevojat. FSK vazhdoj të jetë me i besueshmi në vend dhe kjo është falë përkushtimit të pjesëtarëve dhe bashkëpunimit me partneret. Kemi rritje të besueshmërisë edhe ne veri të vendit”.

“E arritur është edhe çështja gjinore, mbi 8 për qind është gjinia femërore, e kemi një femër që eshë emëruar në gradën e gjeneralit. Një avancim tjetër i të arriturave tona është edhe avancimi i bashkëpunimit të Kosovës me NATO dhe ky bashkëpunim është falë punës në baza ditore me zyrën në ministrinë tonë”.

Këshilltari i Presidentit, Blerim Shala, ka deklaruar se Hashim Thaçi është këmbëngulës që FSK-ja të trasformohet me ndryshime kushtetuese.

“Ne ende nuk jemi takuar me Listën Serbe për shkak të ndikimeve nga Beogradi. Përmes një takimi do të binim në ujdi për një pako kushtetuese që do të përfshinte edhe Listën Serbe me procesin e transformimit”.

Të ngjashme