Haskuka denoncon 34 raste të shkeljeve me lejet ndërtimore

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 09:12 | Nga

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se bashkëpunëtorët e tij kanë identifikuar 34 raste të ndryshme, që karakterizohen me shkelje ligjore gjatë dhënies së lejeve, por edhe me tejkalime gjatë ndërtimit bazuar në këto leje.

Po ato janë prezantuar para drejtuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është kërkuar bashkërendimi i veprimeve për vendosjen e rendit dhe ligjit, si dhe mbrojtjen e interesit dhe pronës publike. Në të njëjtën kohë, Haskuka ka paralajmëruar suspendimin e 5 zyrtarëve të Inspektoratit që kanë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa përfaqësuesit e organeve të drejtësisë janë zotuar se do t’i japin prioritet shqyrtimit të këtyre rasteve, që mund të ngërthejnë në vete shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe mosrespektimin e kritereve të ndërtimit të përcaktuara me lejet e lëshuara nga Komuna e Prizrenit. Madje zyrtarët e Prokurorisë kanë pohuar se disa prej këtyre rasteve tashmë janë duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme