Haskuka flet para qytetarëve të Prizrenit për punën e tij gjashtë mujore

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpalosur raportin gjashtë mujor të këtij viti të punës së ekzekutivit nën udhëheqjen e tij para qytetarëve të Prizrenit në Kuvendin Komunal.

Haskuka tha se këta 6 muaj janë shtruar 49.240 metra katrorë asfalt e mbi 78.000 metra katrorë kubëza, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, i pari i Prizrenit njoftoi se në pjesën e parë të këtij viti është zgjeruar rrjeti i ndriçimit publik. Ndërsa, në shumë lagje dhe fshatra është rregulluar rrejti i kanalizimit i ujësjellësit.

Sipas tij sivjet ka më shumë të hyra vetanake se çdo vit tjetër.

Në anën tjetër qytetarët patën vërejtjet e tyre për infrastrukturën rrugore, mungesën e trotuareve dhe shprehën nevojën për ndërtimin e qendrave të mjekësisë familjare dhe shkollave

Të ngjashme