Hoxha s’jep detaje për konkursin për policë në veri: Është mbyllur, kanë aplikuar mjaftueshëm

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 13:29 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se është mbyllur konkursi për zyrtarë policor në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai shkurt u tha gazetarëve se kanë aplikuar një numër i mjaftueshëm i kandidatëve.

“Ka përfunduar edhe ka aplikuar një numër i mjaftueshëm, ndërkohë do të njoftoheni. Është i mjaftueshëm”, tha ai.

Hoxha ka raportuar në Komisioni për Siguri, ku ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, për çka ka kërkuar që raportimi të bëhet me dyer të mbyllura.

Ai ka folur edhe për rritjen e numrit të rasteve të dhunës dhe zvogëlimin e rasteve të vrasjeve.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme