Institucionet në Malishevë u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat kundër COVID-19

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës, Policia e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, sot pas një takimi të përbashkët të udhëheqësve të tri institucioneve, u kanë bërë apel qytetarëve që të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e IKSHPK dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Krerët e të tri institucioneve në Malishevë, e kanë bërë këtë apel,  pasi në ditët e fundit ka pasur disa raste të vdekjeve, ndërsa pjesëmarrja në ceremonitë e varrimit ka qenë në kundërshtim me vendimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, dhe si pasojë mund të kemi përhapje të virusit dhe dalje të situatës jashtë kontrollit.

Për këtë qëllim sot kanë mbajtur një takim të përbashkët, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi dhe drejtori i inspektoratit Dibran Kastrati, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Të ngjashme