Ish-kryeshefi i Telekomit tregon a është kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka reaguar pas raportimeve se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë, e ka për qëllim dezinformimin.

“Dje dhe sot kam pranuar thirrje dhe mesazhe nga shumë qytetarë Vushtrrias për të më dhënë mbështetje, tani ndjej obligim moral që t’i informoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë se nuk jam dhe nuk do të jem kandidat për kryetar Komune në Vushtrri. Me gjithate i falenderoj ata që patën vullnet të më mbështesin  dhe njëherit ju kërkoj falje edhe pse pa dijen time ka rrjedhur një dezinformatë si kjo”, tha ai.

Istrefi ka shtuar se nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e ndonjë partie politike.

“Unë as një herë nuk kam qenë pjesë e as një strukture partiake dhe kështu vazhdoj të jem. Planet e mia personale janë shumë të qarta dhe as nuk jam e as nuk do të  ndërlidhem  me grupe te caktuara. Unë personalisht dhe familja ime kemi qenë gjithmonë në shërbim të vendit dhe kështu do të jem deri në frymën time të fundit, por asnjëherë në shërbim të grupeve dhe interesave të caktuara”, tha ai.

Të ngjashme