Ismajli: Lajmi i mirë që në Gjilan janë vetëm 8 pacientë në hospitalizim

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se lajmi i mirë është që aktualisht janë vetëm tetë pacientë që janë në hospitalizim me COVID-19 në këtë komunë, në Spitalin e Përgjithshëm.

Këto komente ai i bëri në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID0-19, ku edhe doli apeli për qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikëri masat kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1276 raste pozitive në total, 1043 të shëruar, 185 raste aktive, 48 të vdekur, 8 në hospitalizim dhe 152 mostra në pritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme