Ekonomia Online
FUNDIT

KRU “Gjakova” paralajmëron konsumatorët që kanë borxhe se do t’i dërgojë te përmbaruesi

KRU “Gjakova” paralajmëron konsumatorët që kanë borxhe se do t’i dërgojë te përmbaruesi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se Sektori i Shitjes është duke shpërndarë  vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura, se do t’i dërgojë te përmbaruesi nëse nuk i shlyejnë borxhet. Njoftimi i plotë: Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat. Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se Sektori i Shitjes është duke shpërndarë  vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura, se do t’i dërgojë te përmbaruesi nëse nuk i shlyejnë borxhet.

Njoftimi i plotë:

Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat.

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi duke bërë pregatitjen e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për të gjithë  konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore.

Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë fakturen e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejtë ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve tuaja,  përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar  të ngrisim  procedurat  përmbarimore.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët  që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për  gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

KRU “Gjakova”sh.a

24.05.2021.

Të ngjashme