Kastrati emëron dy drejtorë të rinj në Kamenicë

Kamenicë | 09 Kor 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar emrat e rinj të drejtorëve të Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Financave dhe Buxhetit.

Ai tha se nga këto emërime pret angazhim dhe rezultate pozitive për qytetarët.

“Nga sot, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të udhëhiqet nga Suna Zajmi-Krasniqi, ndërsa Drejtoria e Financave dhe Buxhetit nga Sinbad Sonki. Jam shumë i lumtur për këtë vendim dhe pres nga drejtorët e rinj punë dhe angazhim për rezultate të prekshme dhe pozitive në jetën e qytetarëve”, shkroi Kastrati në Facebook.

Sonki që tani do të jetë në krye të Drejtorisë së Financave dhe Buxhetit në Kamenicë është nga komuniteti RAE.

Të ngjashme