Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për burrin që ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij

Kërkohet paraburgim për burrin që ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.04. 2019, në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshortën e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B., me të […]

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.04. 2019, në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshortën e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., edhe në Stacionin Policor në Ferizaj, deri sa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me të cilët do të kryente veprën penale “Kanosja” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i njëjti gjendet në ndalim që nga data 27.04.2019.

Të ngjashme