Ekonomia Online
FUNDIT

Këto lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, reagon ujësjellësi

Këto lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, reagon ujësjellësi

Për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati, KRU ” Prishtina” njofton se kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njejti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje. “Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga […]

Për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati, KRU ” Prishtina” njofton se kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njejti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.

“Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga B deri te Royal Mall, rruga “Muharrem Fejza”, një pjesë si dhe rruga “Holger Petersen” në drejtim të Prishtina e re.

Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU” Prishtina” sh.a.

U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ” Muharrem Fejza” të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, thuhet në reagimin e ujësjellësit.

Të ngjashme