Kjo komunë po prinë me numrin e votuesve që kanë dalë në zgjedhje

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë.

Ndërsa, përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalë për të votuar.

Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:

Podujevë 9,17%

Istog 7.28%

Klinë 5,26%

Vushtrri 6,59%

Prishtinë 9,17%

Obiliq 7,95%

Gllogovc 6,39%

Fushë Kosovë 9,59%

Të ngjashme