Klinika e Alergologjisë me hapësira të reja moderne

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë që nga ekzistimi i saj, Klinika e Alergologjisë me Imunologji është bërë me hapësira të reja që do ti ketë 6 dhoma me nga 2 shtretër dhe me nyje sanitare higjienike dhe infrastrukturë përcjellëse moderne, investim në vlerë mbi 150 mijë euro, i kryer nga ana e SHSKUK-së.

Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK) tha se kjo klinikë deri më tani ka punuar vetëm me pacientë ambulator pa pasur shtretër dhe mundësi që 13 mjekë të shtrijnë dhe trajtojnë pacientët, por kanë trajtuar vetëm rastet ambulatore.

“Në vazhdën e investimeve që po bëhen për modernizim të hapësirave të klinikave, është edhe  renovimi i hapësirave të reja për Klinikën e Alergologjisë me Imunologji,  hapësira që kemi krijuar për herë të parë, sepse kanë punuar vetëm me raste ambulatore” u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme