Klubi i basketbollit “Prishtina” transferon Arti Hajdarin

Prishtinë | 07 Qer 2023 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Arti Hajdari së fundmi ishte pjesë e KB Pejës, ndërsa nga sot do të jetë basketbollist i Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit prishtinas.

“Zyrtare: Artistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion. Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%)”, thuhet në njoftimin zyrtar të KB Prishtinës.

Hajdari më parë karrierë ka bërë edhe te Rahoveci, Feronikeli e Ponte Prizreni.

Hajdari më parë karrierë ka bërë edhe te Rahoveci, Feronikeli e Ponte Prizreni.

Të ngjashme